Mon, Oct 14, 2024

Ndërroi mendje? Jennifer Lopez vendos sërish unazën e martesës

  • PublishedJuly 6, 2024

Ka disa muaj që po përflitet për një ndarje të mundshme të çiftit të famshëm Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, ku siç duket martesa e tyre është në gjendje kritike dhe në prag të divorcit.

Burime të ndryshme për “Page Six” kanë deklaruar se dyshja është ndarë me kohë dhe thjesht janë në pritje të firmosjes së letrave të divorcit.

Mirëpo këngëtarja Jennifer ka bërë pak lëmsh këdo me veprimin e fundit të saj.

Edhe pse para disa ditësh e hoqi, siç duket ajo ka vendosur përsëri të mbajë unazën e martesës së saj dhe të Ben-it. Ç’po ndodh vallë?