Euro 2024/ Anglia dhe Zvicra në paqe, 45 minutësh “i varfër” në Dusseldorf
Angli-Zvicër përballen në Dusseldorf, në sfidën e vlefshme për çerekfinalet e Euro 2024. Një sfidë shumë e rëndësishme me Anglinë, që ende nuk po e gjen dot veten sa i përket lojës së të besuarve të Southgate, ndërsa përballë është një skuadër si Zvicra e cila është e mbushur me entuziasëm, sidomos pas suksesit ndaj Italisë, në fazën e 1/8 të finaleve.
Sfida nisi shumë e kujdesshme, me të dyja skuadrat që nuk provuan për asnjë moment të guxonin të ngacmonin portat kundërshtare. Një pjesë e parë që pikërisht për shkak të kujdesit të tepruar të skuadrave, dhuroi shumë pak emocion. 45 minutat e para mbyllen me rrjeta të paprekura dhe me të dyja skuadrat që nuk kanë goditur ende asnjëherë në kuadrat.