Sun, Nov 24, 2024

“Skuadra mbi të gjitha”, De la Funete “zbut” Yamal, tregon “recetën” si ndalet Mbappe

  • PublishedJuly 8, 2024

Spanja beson, mbi të gjitha pasi kaluan Gjermaninë, besojnë se mund t’i shkojnë deri në fund këtij Evropiani. Luis de la Fuente, arkitekti i këtij ekipi, nuk fshihet në këtë pikë, i vetëdijshëm se ka në dispozicion të gjithë elementët për të realizuar këtë objektiv, ka lojtarë si Yamal dhe Nico Ëilliamns, dy talente që po spikasin në “Euro2024”:

“Është e vërtetë, kur ke dy lojtarë të tillë kaq të shpejtë, që bëjnë kaq shumë trazicione, je i rrezikshëm, por ne duhet të jemi të kujdesshëm ndaj kundërsulmeve, je i ekspozuar kur luan kaq lart. Nuk mund të lush gjatë gjithë kohës me 100 km/h, nuk është ky slogani im”, u shpreh De la Fuente duke u ndalur më pas te Yamal, te fakti që shpesh mërzitet kur zëvendësohet:

“Nuk e kam parë asnjë herë të mërzitur. Një lojtar duhet të kuptojë se skuadra vjen e para, duhet të ketë gjithashtu respekt ndaj atij që futet në fushë”, u shpreh trajneri i Spanjës, duke u ndalur në fund te Franca, a ka një plan për të ndalur Mbappe?

“Lojtarë me karakteristika të tilla, si Mbappe apo Dembele, që janë të shpejtë dhe godasin, ndihma e shokëve është shumë e rëndësishme. Është e vetmja mënyrë për t’i ndalur, plus ekuilibri në skuadër”, theksoi ndër të tjera De la Fuente.

Spanja duhet të bëjë nga këto e deri në fund pa shërbimet e Pedrit, i cili pësoi një dëmtim në gju, ndërsa nuk do të ketë në dispozicion për shkak kartonësh edhe Carvajal dhe Le Normand.

()

AlbaniaWeb.net