Emri/ Iu thye xhami gjatë punimeve në banesë, plagoset në kraharor 27-vjeçari, niset me helikopter drejt Traumës
Një 27-vjeçar në Pogradec është dëmtuar me xham gjatë kryerjes së punimeve në banesën e tij.
Sipas informacioneve nga spitali i Pogradecit i do të transportohet me helikopter drejt Tiranës pasi është plagosur në pjesën e kraharorit.
I riu është identifikuar si Renato Sehiti.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.
AlbaniaWeb.net