Tue, Oct 8, 2024

Franca në prag, mbrojtësi Nacho “bën” trajnerin: Spanja duhet të kontrollojë lojën, vetëm kështu ia dalim!

  • PublishedJuly 8, 2024

Nacho Fernandez, mbrojtësi i Spanjës, ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen e Europianit ndaj Francës. Ndër të tjera, Nacho vlerëson në maksimum “gjelat”.

“Franca është një kombëtare shumë fizike, por që ka edhe lojtarë të një niveli të lartë teknik. Në këtë kampionat evropian ndoshta ata janë duke treguar një fytyrë mbrojtëse, por ata dinë të luajnë mirë edhe në sulm. Ne duhet të kemi kontrollin e lojës, kjo është një nga mënyrat si mund të kualifikohemi” – tha ai.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net