“Çmimet janë të larta, nuk ka konkurrencë”, Braçe s’i kursen kritikat: Duhet të bëjmë diçka që tregjet të funksionojnë
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ndal sot tek çmimet e larta në vendin tonë, duke thënë se ky është një problem shqetësues që kemi aktualisht.
Ai tha se inflacioni po bie, por çmimet në vendin tonë nuk po ulen, duke shtuar se kjo nuk po ndodh as për produktet që importohen dhe që në tregjet ndërkombëtare kanë nisur të shiten me çmim më të ulët.
“Kemi para një sfidë të madhe, çmimet. Ato janë problemi më i madh që kemi tani. Çmimet e larta që nuk ndryshojnë janë për shkak të një tregu të kapur dhe aspak konkurrues. Inflacioni i importuar po bien, çmimi jo. Duhet të bëjmë që tregjet të funksionojnë.
Çmimet të shkojnë atje ku ekonomia po i çon përmes inflacionit në rënie. Kjo që po ndodh me çmimet është përtej ekonomisë sepse po të ishte ndryshe gjithçka do funksiononte në zbritje, veçanërisht të produkteve të importuara që çmimet e të cilave në tregjet ndërkombëtare po vijnë duke rënë. Konkurrueshmëria sjell çmime më të ulta.
Nëse do vazhdojmë të ushqejmë ekonominë me çmime të larta, edhe politika e sotme do të dështojë. Nuk besoj se sektori privat do udhëhiqet nga ky vendim që po marrim sot për të rritur rrogat për punëtorët e tij”, tha Braçe gjatë diskutimit për projektligjin për rritjen e pagave të deputetëve dhe ministrave.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–