Thu, Nov 28, 2024

Ç’u bë me rinovimin e kontratës? Sylvinho nga sot nuk është më trajner i Kombëtares

  • PublishedJuly 9, 2024

Sylvio Mendes Campos Junior (Sylvinho) nga sot zyrtarisht nuk është më trajneri i Kombëtares. Pak ditë më parë ai bëri një deklaratë ku u shpreh optimist për rinovimin e kontratës, megjithatë e ardhmja e tij në Kombëtaren Shqiptare në këto çaste mbetet e paqartë.

Sylvinho-s i ka skaduar kontrata dhe ndodhet me pushime me familjen e tij në Porto dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion nëse ai do ta rinovojë ose jo kontratën e tij me kuqezinjtë.

Pak kohë më parë kemi raportuar se Sylvinho ka ngjallur interes nga disa klubet evropiane, megjithatë presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka siguroi pak ditë më parë se nuk do të ketë probleme për vazhdimin e kontratës së trajnerit ende edhe për dy vite; madje edhe vetë Sylvinho u shpreh pas kthimit nga Gjermania: “Unë jam pjesë e projektit. Jam shumë i kënaqur me këtë vit e gjysmë që kam punuar”.

Më 2 janar të vitit të kaluar, Sylvinho u bë trajner i Shqipërisë me synimin për kualifikimin në këtë kampionat europian.