Befason ish-partnerja e Kanye West: Mendoj se jam lezbike
Në vitin 2022, gjatë divorcit të Kanye me yllin televiziv Kim Kardashian, ai ishte në një lidhje që zgjati për më pak se dy muaj, me aktoren Julia Fox.
Mirëpo kjo e fundit, zbuloi të hënën përmes një postimi në “TikTok” se është lezbike.
Pavarësisht se 34-vjeçarja ka qenë e martuar, ajo ka treguar se nuk i pëlqejnë më djemtë.
“Kam një pjesë timen homoseksuale dhe duhet ta eksploroj më shumë. Mendoj se ish-partnerët e mi nuk gabuan kur më quajtën lezbike dhe u ankuan se nuk doja të bëja seks me ta”,- deklaron ajo.
Fox zbuloi se nuk ka bërë seks që nga viti 2021. “Dy vite e gjysmë beqare dhe nuk kam qenë kurrë më mirë”, tha ajo në një deklaratë në rrjete sociale.
@juliafox #stitch with @emgracedawg pt.2