Franca largohet me “kokën ulur” nga Europiani, reagon Deschamp: Kishim përballë një skuadër superiore, ja çfarë nuk shkoi
Franca është larguar nga ky Europian pas disfatës me Spanjën 2-1, që edhe pse arriti deri në gjysmëfinale, nuk shkëlqeu në lojë.
Dieder Deschamps reagoi pas ndeshjes duke u justifikuar se “Furia e Kuqe” ishte skuadra më superiore në fushë dhe se ekipit të tij i mungonin fuqitë.
Trajneri i “Gjelave”, ka folur për mikrofonin e TF1 pas disfatës në gjysmëfinalen e Euro 2024: “Spanja është një ekip shumë i mirë, e dinim këtë edhe pse patëm mundësinë të shënonim të parët. Përballë kishim një skuadër superiore, ndërkohë që ne u përpoqëm deri në fund. Kjo është skuadra që ka lënë përshtypjen më të mirë deri më tani dhe e kanë treguar sërish këtë mbrëmje (e martë).
Ndoshta kishim më pak fuqi dhe freski dhe kjo çoi në shumë humbje teknike përballë kundërshtarit në ndërtimin e lojës”.
AlbaniaWeb.net