Sat, Nov 23, 2024

“Humba milona dollarë kursime”/ Sharon Stone kujton kohën kur pësoi goditje në tru

  • PublishedJuly 10, 2024

Aktorja e njohur Sharon Stone ka kujtuar periudhën më të vështirë në jetën e saj, që përkon me vitin 2001.

Në një intervistë me Hollywood Reporter, aktorja e “Basic Instinct” zbuloi se ajo humbi 16 milionë euro të kursimeve pas goditjes që pësoi, e cila i shkaktoi një gjakderdhje nëntë-ditore në tru.

“Kisha 16 milionë euro të kursyera për shkak të gjithë suksesit tim, por kur u ktheva në llogarinë time bankare, gjithçka ishte zhdukur. Frigoriferi im, telefoni im – gjithçka ishte në emrat e të tjerëve”, tha Stone.

Aktorja 66-vjeçare, tregoi se trauma e lëndimit të saj ndryshoi mënyrën se si funksionon truri i saj dhe mënyra se si ajo mendon.

“Pata një përvojë vdekjeje dhe më pas më kthyen. Më rridhte gjak në tru për nëntë ditë, kështu që truri im u shty në pjesën e përparme të fytyrës sime. Nuk ishte i vendosur në kokën time aty ku ishte më parë”- vazhdoi aktorja.

“Dhe ndërsa kjo po ndodhte, gjithçka ndryshoi. Shqisa ime e nuhatjes, shikimi im, prekja ime. Nuk arrija të lexoja për disa vite-kujtoi Stone.

Tani që ajo është shëruar, ylli i “Casino” tha se ishte në gjendje të vazhdonte përpara pasi humbi paratë e saj sepse vendosi ‘të qëndronte e fortë dhe të ecte para’.