Mon, Nov 25, 2024

Toka dhe apartamente/ I dënuar me burgim të përjetshëm, GJKKO konfiskon pasuritë e Aurel Hoxhallarit

  • PublishedJuly 10, 2024

. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë
29.04.2021 Nr. Regj.Them. 12/44/151, ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të
Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën penale me
objekt: Konfiskimin e pasurive në pronësi të Subjektit Aurel (alias Altin)
Hoxhallari dhe personave të lidhur me të.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Eva Deda,
bazuar në nenet bazuar në nenet 16, 23 e 24 të aktit normativ nr. 1, datë 31.01.2020
“Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit
të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”,,
me vendimin Nr. 12, datë 10.07.2024, vendosi:
• Konfiskimin e pasurive të sekuestruara me Vendimin nr. 156, datë
30.11.2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si më poshtë:
1. Pasuria objekt me sipërfaqe 30 m2
, me adresë: rruga “Aleksandri i Madh”,
Yzberisht, Unaza e Re, Njësia Administrative Kashar, Tiranë, pjesë e objektit
1 (një) katësh për të cilin kanë aplikuar për t’a legalizuar shtetasit Aurel
Hoxhallari dhe Elton Hoxhallari, me nr. Prot. *** e vitit 2009.
2. Pasuria objekt me sipërfaqe 20 m2
, me adresë: rruga “Teodor Keko”, Unaza e
Re, Tiranë, pjesë e objektit 1 (një) katësh për të cilin kanë aplikuar për t’a
legalizuar shtetasit Aurel Hoxhallari dhe Elton Hoxhallari, me nr. Prot. ***
e vitit 2009 (shoqëruar me fotografitë përkatëse).
3. Pasuria me nr. ***, datë 21.04.2016, në emër të shtetases Kimete Hoxhallari
(lidhur me banesën 3 (tre) katëshe në Yzberisht).
4. Pasurinë në proces legalizimi me nr. ***, datë 27.01.2015, në emër të shtetasit
Nezhdet Hoxhallari (lidhur me banesën dhe magazinën në Kodër – Mëzez).
• Kalimin në favor të shtetit të pasurive të konfiskuara.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
• Revokimin/heqjen e masës së sekuestros së vendosur me Vendimin nr.
156, datë 30.11.2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi pasuritë:
1. Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi **, faqe **, lloji i pasurisë
“Arë”, me sipërfaqe totale 300 m2
, e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të
shtetasit Aurel Hoxhallari. Kjo pasuri është blerë sipas kontratës së shitjes
me nr. *** Rep. dhe *** Kol., datë 24.07.2007.
2. Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi. **, faqe ***, lloji i pasurisë
“Arë”, me sipërfaqe totale 400 m2
, e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të
shtetasit Aurel Hoxhallari, referuar kontratës së shitblerjes nr. *** Rep. dhe
nr. *** Kol., datë 04.07.2007, Numri i pasurisë është ***, në përputhje edhe
me volumin dhe faqe është i njëjtë.
3. Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi **, faqe ***, lloji i pasurisë
“Arë”, me sipërfaqe totale 210 m2
, e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të
shtetasit Aurel Hoxhallari.
4. Pasuria e llojit “Apartament” me nr. pasurie ***, volumi **, faqe **, me
sipërfaqe 61.2 m2
, me adresë: rruga “Muhamet Gjollesha”, pallati nr. 7, shk.
1, kati 3, apartamenti 5, Tiranë, në pronësi të shtetases Dhorothea Male, e
vërtetuar kjo nëpërmjet Kontratës me nr. *** Rep. dhe nr. *** Kol., datë
23.04.2014.
• Konform nenit 31 paragrafi 4, 5, 6 të ligjit nr. 34/2019 “Për administrimin e
pasurive të sekuestruara e të konfiskuara” ndryshuar me ligjin nr. 19/2019 “Për
disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019 “Për administrimin e pasurive të
sekuestruara dhe konfiskuara”, shpenzimet gjyqësore dhe të administrimit të
pasurive të sekuestruara, i ngarkohen subjektit të aktit normativ.
• Për administrimin e pasurive të konfiskuara ngarkohet Agjencia e Administrimit
të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.
• Një kopje e këtij vendimi, pasi të marrë formë të prerë, t’i dërgohet brenda 24
orëve Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.
• Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 ditëve nga marrja dijeni apo
njoftimi i vendimit.



AlbaniaWeb.net