Thu, Nov 28, 2024

Dhunoi brutalisht të ëmën, arrestohet djali i Nicolas Cage!

  • PublishedJuly 11, 2024

Weston Cage Coppola, djali i Nicolas Cage, u arrestua për sulm ndaj nënës së tij. Tabloidi The Sun konfirmoi se Weston u arrestua të mërkurën në Los Angeles, disa javë pasi nëna e tij Christina Fulton u pa me mavijosje.

“Mund të konfirmoj se Weston Cage Coppola u arrestua sot për sulm me një armë vdekjeprurëse”, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë në Los Angeles.

Nicolas Cage besohet se ka liruar djalin e tij nga burgu, duke paguar kusht 150,000 dollarë. Dyshohet se bëhet fjalë për një incident të datës 28 prill, pas së cilës Fulton është filmuar me mavijosje në fytyrë. Siç shpjegoi një burim për The Sun, sulmi ndodhi pas një “krize të shëndetit mendor”.

Policia pretendoi se Weston kishte një grindje verbale me aktoren para sulmit të supozuar fizik, i cili e la atë të mbuluar me mavijosje, raporton People.

Aktorja foli për “incidentin e tmerrshëm” në muajin maj, duke thënë se nuk i ka paraprirë ndonjë debat. Në deklaratën e saj, aktorja 56-vjeçare sqaroi se miqtë e saj e telefonuan për shkak të një krize të shëndetit mendor dhe se ajo u përshkallëzua pasi ajo e vizitoi atë.

“Unë e kam ndihmuar gjithmonë djalin tim në luftën e tij me shëndetin mendor. Bëj gjithçka që mundem për t’i dhënë atij mbështetjen e vazhdueshme që i nevojitet”, tha ajo në atë kohë.