Sun, Nov 24, 2024

Jori dhe Kristi, shokë me benefite? Ish-banorja e BB VIP sqaron gjithçka

  • PublishedMay 25, 2023

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2” i kemi parë shpesh të ‘ngacmohen’ me njëri-tjetrin e të përdorin ironi, mirëpo mes Krist Aliajt dhe Jori Dellit lindi gjithashtu një shoqëri e lezetshme.

Ditët e fundit të qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, i shërbyen të dyve për ta përforcuar shoqërinë jashtë. Pas reality show-t, dy ish-banorët janë takuar shpesh me njëri-tjetrin dhe madje kanë postuar foto e video së bashku në rrjete sociale.

Mirëpo, ka edhe nga ata që mendojnë se kjo nuk është thjesht shoqëri, por që ata të dy janë “shokë me benefite”. Pikërisht këtë mesazh, Jori zgjodhi ta publikonte në “Instastory” dhe të sqaronte se me Kristin s’ka asgjë më tepër se shoqëri.

“Vetëm shokë pa benefite”- shkroi ajo krahas mesazhit.

Jori dhe Kristi, shokë me benefite? Ish-banorja e BB VIP sqaron

Kujtojmë se Jori është beqare dhe gjatë një interviste tek “E Diell”, ajo ka shprehur dëshirën të njohë një djalë shqiptar. Madje edhe mikesha e saj Beniada Nishani, kërkonte me shaka “burrë” për Jorin.