Tue, Nov 26, 2024

“Ukraina në rrugën e pakthyeshme të anëtarësimit në Aleancë”, Rusia i përgjigjet ashpër NATO-s: Do t’ju mbajmë nën kontroll, zhdukim Kievin ose…

  • PublishedJuly 11, 2024

Duke folur për gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se “kundërshtarët e Rusisë në Evropë dhe Amerikë nuk e mbështetën dialogun…ose paqen”.

Ai shton se me këmbënguljen e aleancës se Ukraina është në “rrugën e pakthyeshme” të anëtarësimit në NATO, “ishte e qartë se liderët perëndimorë po kërkonin humbjen strategjike të Rusisë”.

Moska, thotë ai, “do të përgjigjet me masa të koordinuara… për ta mbajtur NATO-n nën kontroll”, duke mos dhënë detaje se çfarë mund të jenë ato.

Duke shkruar në mediat sociale, ish-presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev thotë se Rusia duhet të sigurojë që “rruga e pakthyeshme e Ukrainës drejt NATO-s të përfundojë ose me zhdukjen e Ukrainës, ose NATO-s, ose më mirë akoma të dyja”.



AlbaniaWeb.net