Valur barazon në fund, Vllaznia “flirton” me mrekullinë në Islandë
Vllaznia barazon 2-2 ndaj Valur në Islandë, në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League.
Vendasit realizuan në fillimin e pjesës së parë me Tryggvason, duke të dhënë përshtypjen se gjërat për islandezët do të jenë të lehta. Nuk ndodhi kështu, mysafirët nga Shkodra u futën në lojë falë Krymit. Në pjesën e dytë, ekipi i Brdaric mbeti me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Deliut, në të 81-tën. Vllaznia kompletoi përmbysjen me Dodaj, në të 85-tën. Në fund, Valur mori barazimin me golin e Heimison.
Akti i kthimit, që do të luhet pas disa ditësh, pritet me padurim nga tifozët.