Sun, Nov 24, 2024

“Ka 100 teori për defektin e makinës time”, Adriatik Lapaj reagon sërish: Filtri i mjetit u dorëzua, nuk do më mungojë sepse…

  • PublishedMay 25, 2023

Ditën e sotme në rrugën “Kuvajt”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti i Adriatik Lapajt.

Në një reagim të bërë në Facebook, ky i fundit shkruan se është mirë dhe se nuk ka pasur asgjë të qëllimshme, por se ka qenë thjeshtë një defekt.

“Jam top! Nuk ka asgjë të qëllimshme. Si njerëzit që bëhen për spital edhe makinat pësojnë defekt. Asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Thjesht defekt. Ju dua!”, shkruan ai.

Në një tjetër reagim në rrjetet sociale Lapaj ka shpjeguar sërish se djegia e makinës së tij ishte një defekt që ka ardhur pas viteve të përdorimit të automjetit.

Lapaj sqaroi në Facebook se pjesa me defekt në automjetin e tij ishte filtri partikular që sipas tij u dorëzua, ndërsa shtoi më tej se makina nuk do i mungojë pasi më shumë lëvizte në këmbë.

 “KUR TË DUHET TË SQAROSH DHE DEFEKTET E MAKINËS

Makinat bëjnë defekte. Bëri dhe imja pas 8 vitesh përdorim. Nuk më pyeti mua…thjesht u dorëzua.

Duke parë që e bënë lajm edhe pse nuk kishte gjë për lajm sa kohë nuk e pyetën të Zotin, pra mua se çfarë ndodhi…e duke dashur të qetësojë miqtë se isha mirë, publikova se ishte defekt…siç vërtet ishte.

Tani rri dëgjo dhe 100 teori se si makina ime nuk duhet të bënte defekt pa pyetur gjithë konspiracionistët e Tiranës.

Të më fali kushdo nga këta të konspiracioneve që më bëri makina defekt pa i pyetur!

Atdheu im hallemadh…je në hall…interneti i dha hapësirë kujtdo…

Falenderoj çdo mik e njeri të mirë që u shqetësua për mua! Ma bëni hallall! Do kisha dashur që filtri partikular i makinës time të mos qe dorëzuar! Do kisha dashur të jetoja në një vend normal ku nuk bëhet lajm çdo gjë pa doganë e ku nuk shqetësohen njerëzit së koti! Më falni që u shqetësuat, por as unë nuk kam faj! Këtu jetojmë…ndaj duhet ta ndryshojmë!

Nuk do më mungojë makina se unë kryesisht eci në këmbë.

P.S si ka thënë populli…mirë makina që më ngordhi, po nuk të lënë as …”, shkroi ai.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.