Tue, Nov 26, 2024

“Qëllimi ka qenë tjetër”, Karamuço flet për 20-vjeçarin që i bëri atentat Trump: Magazinën e shtëpisë e kishin me armë, ai donte të…

  • PublishedJuly 15, 2024

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar këtë mbrëmje në Top Story ka folur për atentatin ndaj Donald Trump.

Për autorin ai tha se plani i tij dhe qëllimi kryesor ka qenë që ta lerë makinën pranë turmës që më pas ta shpërthente, ndërkohë që brenda ka pasur municione.
Sipas tij, arma e përdorur, është arma më e përdorur në SHBA, edhe pse është ndaluar disa vite më parë.

“Autori ka qenë person i mbyllur, është marrë me shkenca ekzakte, por i bulizuar për pamjen e jashtme. Një familje e lidhur me armët, fundjavat kaloheshin në poligonte, sidomos nga babai. Magazinën e shtëpisë e kishin me armë të vjetra. Shikonte pajisjet e detonimit që janë kapur edhe në banesë, dhe në makinë.

Shërbimet sekrete dyshojnë se ky person ka dashur të vendos makinën pranë turmën dhe për ta shpërthyer, duke vrarë gjithë pjesëmarrësit, jo Trump sepse fishekët janë blerë një orë para.

Pasi pa që nuk po e manipulonte pajisjet me eksplozivin, ka lënë pjesë të ndara, ka shkuar në dyqan ka blerë fishekët dhe ka gjetur një mundësi, ka hipur në shkallët e zjarrit dhe një tubë uji që ka qenë aty dhe bëri sulmin.
Arma që përdoi është arma që bën më shumë vrasje në Amerikë, është ndaluar në 2004, por vazhdon të blihet në mënyrë të rregullt, madje babai ia kishte blerë. Qëllimi dhe shënjestra ka qenë i saktë”, tha ai.



AlbaniaWeb.net