Sat, Nov 23, 2024

“Nuk do merrni k*qe leku”, Lubonja për deklaratat e kryeministrit: Nuk ka demokraci! Rama ka kërcënuar qytetarët për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale

  • PublishedMay 25, 2023

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studionin e emisionit “Open” në News24 doli për situatën politike në vend dhe rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit.

Lubonja renditi arsyet pse në Shqipëri nuk ka demokraci, por regjim. Sakaq, tha se në një vend ku burgjet votojnë 100%, kryeministri thotë se ‘nëse votoni për opozitën, nuk do merrni asnjë lekë’, nuk ka demokraci, teksa shtoi se Edi Rama ka këcënuar qytetarët për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

“Mazhoranca fiton 52 nga 61 bashki, nuk mund të jetë demokraci apriori. Në një vend ku burgjet votojnë 100% s’ka demokraci, në një vend ku kryeministri thotë se nëse votoni opozitën, nuk do merrni asnjë k*qe leku, nuk ka demokraci. Këtu nga ka demokraci, por regjim. Në një vend ku drejtësia është e kapur dhe përdoret, si rasti Beleri, apo vula e PD, ka shumë argumente. Nuk ka zgjedhje të lira, e po nuk pati nuk mund të flasim se kush humbi. Ne vazhdojmë e bëjmë sikur jemi në demokraci. Ne bëjmë këtë debat këtu dhe themi kush humbet duhet të ikë. Kush humbet ikën, këto janë rregullat e demokracisë. Ndërsa në një vend që dhe opozitën e drejton regjimi, nuk duhet diskutuar se kush do ikë. Padyshim që opozita ka 1001 probleme, por të mos harrojmë krahun tjetër. As nuk dalin në debate, gjysma janë analfabetë nga këta kryetarët e komunave. Unë nuk jam i kësaj teze, ta derdhim zemërimin te opozita… për mua kjo është e gabuar. Nuk mund të presësh një shpëtimit që të vijë të na shpëtojë. S’mund të presim një burrë të mirë, se politika nuk është një burrë i mirë. Politika është luftë interesash. Ata afro 100 mijë vota që mori Tom Doshi, pse nuk ndenjën në shtëpi ata? Dolën nga shtëpia dhe dolën e votuan. Ti më blen votën, ndenjjen në shtëpi dhe pastaj thotë që i falënderoj që ndenjën në shtëpi. Pse more çfarë të mirë po u bën atyre? Pse duhet të shkojnë te Tom Doshi? Pashë tani, 64 vota të Partisë Repubilikane kanë shkuar nga ky grupi. Unë gjykoj që primare është mazhoranca, opozita padyshim që ka probleme. Përçarja e PD është e lidhur me aktivitetin përçarës të Ramës”, u shpreh Lubonja.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.