Thu, Nov 14, 2024

Kush po e bën pis liqenin e Komanit? Pastrohet çdo javë nga KESH, por banorët përreth hedhin mbeturinat nëpër përrenj

  • PublishedJuly 16, 2024

Këto pamje i përkasin liqenit të Komanit, mijëra bidona plastikë notojnë  mbi të.

Turistë vendas dhe të huajnë kërkojnë që në liqenin e Komanit të mirëpriten nga bukuria natyrës, por zhgënjehen menjëherë sapo shohin që liqeni mbushet me mbetjet urbane që banorët e zonave përreth i hedhin në përrenj, e të cilat më pas shkarkohen mbi liqen.

Edhe pse ekipe të shumta pune të Korporatës Energjetike Shqiptare çdo javë pastrojnë këto mbetje , përsëri fluksi i mbeturina që hidhen nga banorët e fshatrave është aq i madh sa pothuajse është e pamundur që ato zhukën përgjithmonë.

Përgjatë këtij muaji fluksi i turistëve që marrin tragetin për të vizituar liqenin e Komanit e më pas  lumin e Shalës ka qenë tepër i lartë. Vizitorët mahniten nga natyra, dhe çuditen nga  ndotja e lartë që krijohet nga vetë banorët e zonës, të cilët në vend që të bashkëpunojnë për një mjedis të pastër, janë ata që duan të shkatërrojnë natyrën e më pas turizimin që sjell jo pak të ardhura ekonomike për ta.

Pastërtia e zonës nuk është detyre vetëm e KESH, por e çdo  individi që jeton apo shkel aty.  Peisazhi piktoresk i lumit të Shalës, dhe Liqenit të Komanit po shkatërrohet dita ditë nga vetë banorët e zonës. Varkat me turistë  lundron mbi mbeturina, pamje kjo e pazakontë për turistët që kërkojnë të gjejnë peisazh të virgjër.

Ndotja me mbetjet plastike në liqenin e Komanit, është shtuar në vitet e fundit, paralelisht edhe me rritjen e numrit të turisteve. Kryesisht mbeturinat vijnë nga fshatrat e Tropojës. Prej javësh problematika e ndotjes së Liqenit të Komanit është bërë një shqetësim, pavarësisht përpjekjeve për pastrimin, situata vijon të mbetet alarmante në kulmin e sezonit turistik.

 



AlbaniaWeb.net