Fri, Sep 20, 2024

Kore ndaj lojtarëve të Francës, skandal i madh te Argjentina pas triumfit në Kupën e Amerikës (VIDEO)

  • PublishedJuly 16, 2024

Argjentina fitoi Kupën e Amerikës, në finalen e mbajtur para pak ditësh. Një skandal ka shpërthyer së fundmi, teksa gjatë festës së kombëtares së njohur, janë dëgjuar këngë raciste për francezët.

“Luajnë për Francën por vijnë nga Angola. Nënën e ka nga Nigeria, babain nga Kameruni, por në pasaportë shkruan: Francez” – dëgjohen ata. Me siguri, te Federata e Francës nuk pritet të qëndrojnë duarkryq, pasi me gjasë do të ketë një ankesë. Argjentinasit janë të njohur botërisht për festa të tillë, të ekzagjëruara.

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net