Fri, Nov 29, 2024

“Dumanit i merrej fryma dhe i ikte fytyra në Kuvend”, Berisha reagon pas vendimit të Gjykatës së Lartë që rrëzoi rekursin: Mercerenarët morët urdhër

  • PublishedJuly 17, 2024

Pak orë pasi Gjykata e Lartë rrëzoi një rekurs të ish-kryeministrit Berisha dhe dhëndrit të tij për të shfuqizuar masën e arrestit shtëpiak, kryetari i demokratëve reagoi nga ballkoni i shtëpisë, aty ku çdo natë mblidhen mbështetësit e tij. 

“Sot, Edi Rama në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën urdhëron mercenarët e tij të shkelmojnë Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Të shkelmojnë Kushtetutën e vendit dhe të vendosin në arrest pa asnjë fakt, bazë apo dokument kryetarin e partisë më të madhe opozitare”, u shpreh Berisha. 

Lideri i demokratëve komentoi gjithashtu edhe seancën e një dite më parë në Kuvend, ku deputetët e tij sulmuan ashpër kreun e SPAK-ut, Altin Dumani. Por, për Berishën, demokratët në Kuvend i bënë autopsinë SPAK-ut. 

“Dje pas një seanca maratonë në të cilën deputetët e opozitës i bënë autopsinë Skrapit të Partisë dhe Dumanit – kreut te tij – me pyetje gozhduese dhe fakte, argumente dhe dokumente të pakundërshtueshme, qytetarët shqiptar panë tek ai një militant të verbër, një mashtrues Grotesk, pa dinjitet, një hakmarrës primitiv, një peng të krimeve të tij që i mirrej fryma dhe i ikte fytyra e fliste si në kafaz. Me gjithë këto, ai u largua nga salla shpërblyer me duartrokitje frenetike nga pseudomazhoranca e krimit. Më të drejtë mund të shtrohet pyetja, pse ajo duartrokitje në fund të seancës për Dumanin heroin e tyre”, tha Berisha.



AlbaniaWeb.net