Sat, Nov 23, 2024

Kur Ndrydhni Kyçin – Cili Është Kujdesi i Parë që ju Duhet

  • PublishedMay 26, 2023

Ndodh rëndom që nga hovi dhe shpejtësia e lëvizjes, njeriu lëndohet dhe ndrydh këmbën ose kyçet.

Ndrydhja ka të bëjë me ligamentet të cilat në shumë raste tendosen, lëndosen ose këputen plotësisht.

Ndrydhja, është një nga lëndimet më të rëndomta që pëson njeriu gjatë jetës.

Ajo shkakton shumë dhimbje dhe në raste të rënda kërkon shumë muaj rimëkëmbjeje.

Duke lexuar më poshtë, në këtë artikull të AgroWeb.org, do të mësoni për hapat e rëndësishme të ndihmës së parë që mund të hidhni për të ndihmuar veten apo të tjerët.

Ndihma e Parë Kundër Ndrydhjes së Kyçit

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se si fillim, duhet të siguroheni që të mos peshoni në këmbën e lënduar, duke rritur kështu rrezikun e frakturave.

Uluni në një pozicion të rehatshëm dhe mbajeni këmbën pakëz të ngrejtur për të shmangur enjtjen e saj.

Hapi i tretë është që të merrni një ilaç kundër inflamacionit për të lehtësuar enjtjen dhe dhimbjen.

Nëse është e mundur fashojeni këmbën dhe mos lëvizjni.

Këmba ka nevojë të pushojë e të mos rëndohet që ligamentet të shërohen sa më parë e lëvizshmëria juaj të rikthehet.

Më pas vjen rradha e mjekut, i cili mund të përcaktojë seriozitetin e situatës dhe t’ju japë udhëzimet e duhura.

Pasi të keni kryer vizitën tek mjeku, ju mund të përshpejtoni shërimin e këmbës duke:

  • Mbajtur kompresa të ftohta, sepse e ftohta pakëson qarkullimin e gjakut dhe lehtësuar dhimbjet. Kompresat duhen mbajtur për 10-20 minuta por asnjëherë nuk duhen vendosur në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Të ftohtat mund të alternohen me kompresat e ngrohta, por vetëm kur enjtja ka kaluar dhe jo menjëherë pas ndrydhjes.
  • Duke mbajtur këmbën e lënduar pakëz të ngritur. Një pozicion i tillë, ul gjasat e enjtjes dhe ndihmon kundër dhimbjeve. Këmba mund të mbahet e ngritur duke u mbështetur në një ose dy jastëkë.
  • Duke pushuar dhe mos lënduar këmbën sa më gjatë që të jetë e mundur,
  • Duke e mbajtur këmbën të fashuar. Fashoja duhet të puthitet mirë por jo të jetë shumë e shtrënguar sepse e mpin atë.
  • Duke lëvizur e shtendosur këmbën  çdo ditë deri ku lejon dhimbja./AgroWeb.org