Sun, Nov 17, 2024

Lajm i fundit/ Shtyhet afati për komisionin hetimor të Sterilizimit 

  • PublishedJuly 17, 2024

Konferenca e Kryetarëve miratoi kërkesën e Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check Up në Shëndetësi, për zgjatjen e afatit të komisionit hetimor deri më 22 Tetor 2024.

Në drejtimin e Kryetares, znj. Lindita Nikolla, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Konferenca bëri disa ndryshime në projektkalendarin dhe projektprogramin e punimeve të Kuvendit duke përfshirë projektligjet e depozituara në përputhje me kërkesat e rregullores. Gjithashtu Konferenca e Kryetarëve miratoi kërkesën e Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check Up në Shëndetësi, për zgjatjen e afatit të komisionit hetimor deri më 22 Tetor 2024.



AlbaniaWeb.net