Egnatia eleminohet në turin e parë të Champions League, penalltitë vendosin ndeshjen ndaj Banja Lukës
Egnatia është eleminuar në turin e parë kualifikues të Champions League, nga ekipi i Borac Banja Luka.
Skuadra shqiptare kishte humbur 1-0 në ndeshjen e parë, ndërsa sonte në Shqipëri fitoi 2-1. Koha shtesë nuk prodhoi gol, ndërsa gjithçka u vendos nga penalltitë.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dy skuadrat që u vendosën në kërkim të golit. Ekipi i Tetovës kaloi në epërsi në minutën e 17-të, me anë të Ibrahimoglu.
Mysafirët nga Bosnja shfrytëzojnë një maksimum një pakujdesi të Egnatias, për të dërguar shifrat me Lukic. Në barazim u mbyll pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte edhe më emocionuese.
Doukou ndëshkoi portën e Siskovsit në të 82-tën, me një aksion mjaft të bukur, gol ky që dërgoi ndeshjen në shtesë. Pas shtesës që nuk solli asgjë, Borac Banja Luka u tregua më e saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, tani në Conference League.
(J.S/)