Wed, Nov 20, 2024

U vdiq djali autik në makinë, lirohen prindërit shqiptarë në Greqi! Dëshmia para autoriteteve: I pëlqente të rrinte atje, i çonim ujë dhe….

  • PublishedJuly 18, 2024

Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjeç, janë lënë të lirë nga Gjykata e Halkidës, pasi u arrestuan nën akuzën se kishin lënë në makinë nën temperatura të larta djalin e tyre autik, i cili ndërroi jetë.

Në seancën e zhvilluar, Gjykata vendosi për ta masën e sigurisë detyrim paraqitje një herë në muaj. Çifti u mbrojt nga avokatja Vasilea Oikonomou.

Dy prindërit thanë se janë të shkatërruar nga ngjarja tragjike, ndërsa theksuan se 23-vjeçarit i pëlqente të kalonte kohë në makinë dhe i kishte gjithmonë dritaret të hapura, ndërsa i çonin ujë dhe ushqim.

Sipas burimeve temperatura ka qenë shumë e lartë, dhe 23-vjeçari ka qëndruar brenda makinës për të paktën tre orë.

Sapo kanë zbritur, prindërit e tij kanë hapur makinën dhe e kanë çuar fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Aliverit dhe më pas në Spitalin e Halkidës, ku thjesht u konfirmua vdekja e tij, e cila mund të ketë ardhur si pasojë e goditjes nga të nxehtit.



AlbaniaWeb.net