“U hodha nga motorri që ecte mbrapsht”/ Blendi Fevziu flet për aksidentin e rëndë
Gazetari Blendi Fevziu u shfaq në emisionin “Opinion” me krahun e lënduar ku tregoi se kishte ndodhur një aksident gjatë xhirimeve.
I pyetur në ‘Pushime On Top”, ai tregoi me detaje si ndodhi ngjarja teksa xhironte në një prej parqeve kombëtare. Motorri me të cilin po shëtiste pësoi një defekt dhe për të shmangur rënien, gazetari u hodh vetë prej tij.
Biseda me gazetarin:
Blendi Fevziu: Është aksident në ngjitje duke bërë xhirime. E kam edhe të filmuar, ishte në momentin e fundit kur mbarova. Me dron del shumë bukur, kështu që e fundit fare doli me pasoja.
-Ku ishe, çfarë po bëje?
Blendi Fevziu: Isha duke bërë xhirime, diku në një nga këto parqet komëbtare në Shqipëri. Në momentin e fundit që po bëja xhiro me një motorr me katër rrota, pata një problem dhe u hodha nga motorri se kisha frikë se mos bija.
-U hodhe vetë?
Blendi Fevziu: U hodha se motorri po binte, po ecte mbrapsht. Aksidente që mund të ndodhin në këto raste, por për fat isha me kaskë dhe me veshjen e duhur për ta përballuar.
-Si e mjekove, e vizitove?
Blendi Fevziu: Ka një problem që do të marrë minimumi gjysmën e kësaj vere, por shpëtova. Shpresoj të shmang operacionin, por janë gjëra që ndodhin në fund të fundit.
-E ke marrë me sportivitet.
Blendi Fevziu: E kam marrë me sportivitet se nuk kam zgjidhje tjetër, nuk më dhanë një zgjidhje të dytë kështu që detyrohem, është shumë e vështirë sidomos kur shoh detin, unë që notoja një orë e gjysmë. Unë që notoja një orë e gjysmë çdo ditë, tani detyrohem të shoh të tjerët që notojnë, shoh pak se kush noton më shumë sesa tjetri.