FOTOT/ Idrizi bën bashkë PD-PS në Kuvend, Flamur Noka “gjen strehë” te protesta para Bashkisë
Projekt deklarata e propozuar nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë bëri bashkë këtë të enjte në Kuvend Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratikë.
Me 96 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, mazhoranca dhe opozita miratua deklaratën. Në foto e sjella nga LSA, kreut i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, shihen teksa bisedojnë me njëri-tjetrin, ndërsa nënkryetari i Kuvendin i afrohet kryeparlamentares, Lindita Nikolla.
Nga ana tjetër, deputeti Flamur Noka, vendosi të mos shkojë në Kuvend, por drejt Bashkisë së Tiranës, për të marrë pjesë në protestën e radhës, ku mbështetësit e Sali Berishës kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
AlbaniaWeb.net