Mon, Nov 25, 2024

Kapiteni i Banja Luka për mediat serbe: Thirrje të turpshme nga shqiptarët, por ne u fokusuam te futbolli

  • PublishedJuly 18, 2024

Borac Banja Luka eliminoi Egnatian në turin e parë të Conference League. Pas ndeshjes së luajtur në Elbasan Arena, Srđan Grahovac, kapiteni i skuadrës boshnjake dha një intervistë për mediat serbe.

“Ka pasur ofendime, brohoritje… Kjo u pa në transmetimin televiziv. Gjëra të tilla nuk kanë vend në fushat e futbollit.

“Thirrjet e turpshme vazhduan gjatë gjithë ndeshjes. Arbitri vendosi të vazhdojë lojën dhe na tha se gjithçka që ndodh në tribunë është punë e delegatit. E kuptuam që duhet të fokusohemi te futbolli” – tha ai.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net