Disfatë e thellë në Conference League, Vllaznia zhgënjen ndaj Valur në Shkodër
Vllaznia zhgënjen në turin e parë të Conference League. Barazimi 2-2 në Islandë ndaj Valur shërbeu vetëm për statistikë, pasi shkodranët tashmë janë eleminuar nga kompeticioni.
Të besuarit e Brdaric pësuan disfatë të thellë në Shkodër me shifrat 0-4, në një ndeshje totalisht për t’u harruar. Mysafirët mbyllën llogaritë që në pjesën e parë, duke mos i lënë asnjë shans kundërshtarit. Në 45 minuta, Sigurdsson, Tryggvason dhe Pedersen vendosën ndeshjen në shinat e duhura, ndërsa në pjesën e dytë Haraldsson, vendosi emrin në listën e golashënuesve, duke thelluar shifrat.
Shumë pak për të thënë për Vllazninë, ose pothuajse fare, me skuadrën që tashmë eliminohet që në turin e parë të Conference League. Valur, gjen në turin tjetër skocezët e ST Mirren Football Club!
(J.S/)