Sat, Nov 23, 2024

Çfarë ka ndodhur? Xhensila ndan me fansat çastet e vështira

  • PublishedJuly 19, 2024

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, në koncertin e saj në një nga lokalet e natës, u ndal pak çaste për të ndarë me fansat një moment personal. Artistja u shpreh se ka kaluar edhe periudha të vështira në jetë dhe me këtë deklaratë, falenderoi psikologen e saj.

“Dua të bëj një monolog të vogël. Ndodh ndonjëherë që jo të gjithë kalojmë periudha të bukura, por e rëndësishme është që të kesh njerëzit e duhur në krah. Adelina të falenderoj shumë zemër, për gjithçka, për gjithë suportin që më ke dhënë në të gjithë rrugëtimin tim dhe gjatë gjithë shtatzënisë sime. Ishe një krah i fortë, faleminderit shumë”, tha këngëtarja.

@iconstyle.al 😟😟 #fyp #iconstylealbania ♬ original sound – ICONSTYLE

Kujtojmë se Xhensila është ndarë nga Besi në periudhën kur ajo ishte shtatzënë me djalin Amen, ndaj me siguri ka pasur shumë nevojë për ndihmën e një eksperteje për ta përballuar të gjithë stresin që po kalonte.