Sat, Nov 23, 2024

“Blackout në sistemet e IT-së prej një përditësimi, jo sulm kibernetik”, reagon firma e sigurisë Crowdstrike: E kemi identifikuar problemin

  • PublishedJuly 19, 2024

Black-out që po ndodh në shumë vende dhe që ka prekur sistemet e IT-së ka ardhur prej përditësimit që po i bëhet këtyre sistemeve dhe nuk ka të bëjë me një sulm kibernetik.

Ky është reagimi i parë i firmës së sigurisë Croëdstrike, e cila ka lëshuar një deklaratë të CEO-s, George Kurtz.

“Crowdstrike po punon në mënyrë aktive me klientët e ndikuar nga një defekt i gjetur në një përditësim të vetëm të përmbajtjes për hostet e Windows. Mac dhe Linux nuk janë prekur. Ky nuk është një incident sigurie apo sulm kibernetik. Çështja është identifikuar, izoluar dhe është vendosur një rregullim”, deklaroi ai.

“Ne i referojmë klientët në portalin e mbështetjes për përditësimet më të fundit dhe do të vazhdojmë të ofrojmë përditësime të plota dhe të vazhdueshme në faqen tonë të internetit. Ne rekomandojmë më tej organizatat të sigurojnë se po komunikojnë me përfaqësuesit e Crowdstrike përmes kanaleve zyrtare. Ekipi ynë është plotësisht i mobilizuar për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e klientëve të Croëdstrike”.



AlbaniaWeb.net