Përndoqi dhe kërcënoi Taylor Swift, arrestohet 34-vjeçari amerikan në Gjermani
Një person i cili kërcënoi dhe përndoqi këngëtaren Taylor Swift në rrjetet sociale përpara ndalesës së saj të parë në Gjermani “Eras Tour” është arrestuar. 34-vjeçari, emri i të cilit nuk u bë i ditur nga autoritetet, do të mbahet në paraburgim në Gelsenkirchen deri të shtunën.
Këngëtarja e “Tortured Poets Department” pritet të dalë sërish në skenë mbrëmjen e së enjtes dhe të premtes. Përndjekësi i dyshuar kishte një biletë për koncertin e Swift në Veltins Arena të Gelsenkirchen të mërkurën, tha policia në një deklaratë.
Përndjekësi bëri kërcënime ndaj Swift dhe të dashurit të saj, yllit të NFL Travis Kelce, në mediat sociale. Policia pretendoi se nuk kishte asnjë rrezik në asnjë moment për Swift ose për audiencën.
Koncerti i mbrëmjes së mërkurës, i ndjekur nga rreth 60,000 njerëz, kaloi i qetë.