Sun, Nov 24, 2024

Kjo nuk pritej, grupi i famshëm refuzon bashkëpunimin me Luizin

  • PublishedMay 26, 2023

Të ftuar këtë episod të ‘Lancio’ ishin djemtë e grupit ‘Urban Band’. 4 artistët sapo kanë publikuar këngën e tyre të parë me videoklip. Për të folur për suksesin e ‘Në çdo hap’ dhe gjëra që nuk i dinim rreth tyre, çunat kanë zbuluar shumë në këtë intervistë për TAR.

Ata thanë se e kanë synim për t’u bërë pjesë e “Big Bropther Vip 3”, teksa thanë se nuk mund të ketë bashkëpunim mes tyre dhe Luiz Ejllit në muzikë, pasi nuk janë e njëjta rrymë.

Është e vështirë për ta të ruajnë një marrëdhënie të mirë mes tyre dhe të mos krijohen konflikte?

“Është pak e vështirë. Në qoftë se ke një miqësi me njëri-tjetrin, gjen një synim përfundimtar dhe ti do punosh vetëm për atë, gjërat e tjera janë shumë të vogla. Por dhe zihemi, jo më larg se dje u zume. Zihemi kur vonohet dikush.”

A do të bëheshin çunat pjesë e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri ‘Big Brother VIP’ në edicionin e tretë?

“E kam synim të bëhem pjesë e ‘BBV 3’. Unë kam qenë fans i ‘Big Brother’ gjithmonë. Nuk kam studiuar ‘Big Brother-at’ nëpër botë sepse mendoj se filozofia është ndryshe. Luizi nuk është po e njëjta rrymë që ne kemi. Luizi është mik i joni. Unë kam patur fatin të bashkëpunoj me të në Shkodër nëpër koncerte. Ne jemi mësuar që atë që arrijme ta marrim gjithmonë vetë. Ai është një artist shumë i mirë, ka merituar shumë kohë më përpara të jetë aty ku është tani dhe si djalë dhe si artist. Nuk duam të fitojmë në kurriz të dikujt tjetër sepse dhe nëse do bëjmë bashkëpunim do jemi ata çunat që bënë një bashkëpunim me Luizin.”