Befasi për Dakun, klubi i Rubin Kazan merr vendimin
Mirlind Daku ishte një nga lojtarët protagonistë te Rubin Kazan në sezonin e kaluar. Sulmuesi shqiptar realizoi 10 gola dhe dhuroi 4 asiste, në 28 ndeshje. Së fundmi, klubi i Rubin Kazan i ka dhuruar fanellën me numër 10, çka do të thotë se Daku nuk do të mbajë më mbi supe numrin 44. Ka qenë vetë ylli kuqezi që ka ndarë me miqtë lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
26-vjeçari vjen pas një Europiani të bujshëm, të paktën jashtë fushës së lojës, teksa u pezullua nga UEFA për shkak të ofendimeve ndaj serbëve dhe maqedonasve. Deklaratat e tij nuk janë pëlqyer në Rusi, ku ka marrë mjaft kritika.
(J.S/)