Ekstradohet nga Gjermania ish-efektivi i RENEA-s, 29-vjeçari akuzohet si pjesë e grupit kriminal
Është ekstraduar nga Gjermania ish-efektivi i RENEA-s, Adrian Pikli, i akuzuar nga GjKKO për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për posedim të armëve të zjarrit.
GJKKO i ka caktuar 29-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
AlbaniaWeb.net