Manaj: Ndihem mirë te Sivasspor. Merkato? Jam i fokusuar te ekipi
Sulmuesi i Shqipërisë, Rei Manaj ka nisur stërvitjen me Sivasspor, pavarësisht thashethemeve të merkatos.
“Ndihem shumë mirë. Jam shumë i lumtur që jam kthyer këtu. Kam qenë gjithmonë në komunikim me Sivasspor për transferimin tim. Ata nuk donin të më dërgonin nën vlerën time”.
“Evropiani ishte shumë i mirë për mua. Momentet më të mira të jetës sime i kam kaluar me fanellën e vendit tim. Por tani jam në Sivasspor me gjithë përqendrimin tim” – tha ai.
(J.S/)