Lider por pa rinovim kontrate, Atletico Madrid me plan të qartë për Antoine Griezmann
Antoine Griezmann do të udhëheqë Atletico Madrid në sezonin e ri futbollistik, por nuk do të ketë rinovim kontrate. Kështu shkruajnë mediat spanjolle sot, sa i takon situatës së sulmuesit francez.
Griezmann ka një marrëveshje me Los Colchoneros deri në vitin 2026, por mosha e 33-vjeçarit është një pengesë për rinovimin e mundshëm. Klubi dëshiron që fillimisht të shikojë paraqitjet e futbollistit këtë edicion, duke i dhënë statusin e liderit, e më pas do të merret një vendim përfundimtar.
Antoine Griezmann ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 6 asiste në sezonin që kaloi. Më parë, ai ka luajtur për Real Sociedad.
(J.S/)