Sat, Nov 23, 2024

Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

  • PublishedJuly 24, 2024

Banorët e fshatit Kutë dhe dhjetra aktivistë mjedisorë korrën një fitore të re të mërkurën në Gjykatën e Apelit kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit në lumin Vjosë.

“Në arsyetimin e saj, gjykata e Apelit konfirmon plotësisht aktvendimin e shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve,” njoftoi organizata mjedisore , një prej paditësve dhe organizatave partnere në Shqipëri për mbrojtjen e Vjosës.

“Ky vendim shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri,” shtohet në njoftim.

Që prej vitit 2016, banorë të komunitetit që preken nga projekti i hidrocentralit të Poçemit, së bashku me aktivistë mjedisorë nga organizatat EcoAlbania, dhe , bashkuan forcat për të paditur këtë projekt në gjykatë.

Bazat e aktpadisë ishin raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) i papërshtatshëm dhe mungesa e konsultimit me komunitetin e prekur, duke shkelur kështu legjilacionin shqiptar dhe konventat ndërkombëtare.

Pavarësisht se në vitin 2017 Gjykata Administrative e Shkallës së Parë legjitimoi banorët vendas në kauzën e tyre, të paditurit e ankimuan vendimin në Gjykatën e Apelit.

“Edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojme si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojen e lumit Vjosa,” tha nga EcoAlbania.

Edhe banorët e Kutës, të cilët kanë qenë pjesë e kësaj beteje ligjore që në fillimet e saj, shprehen të lumtur që më në fund ia arritën qëllimit dhe përpjekjet e tyre u legjitimuan.

“Ne e kemi kundërshtuar hidrocentralin e Poçemit me të gjitha format demokratike, që nga protestat e deri tek procesi gjyqësor. Ky vendim na ben të ndjehemi krenarë për unitetin e komunitetit të Kutës,” tha Demir Murataj, banor i fshatit Kutë.