Sun, Nov 24, 2024

“PS nuk pranon hapjen e listave me 100%”, Bardhi: Do shtyjmë sa të mundemi! Orët në vijim, vendimtare

  • PublishedJuly 24, 2024

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pas përfundimit të mbledhjes, në një deklaratë për media tha se mazhoranca nuk pranon hapjen e listave me 100%, e propozuar nga opozita.

Bardhi: Propozimi jonë ka qenë që listat do duhet të jenë hapura, propozimi i ardhur zyrtarisht vijon të mbajë të njëjtën situatë, pra listat janë të mbyllura. Propozimi jonë ka qenë të eksplorojmë mundësinë të hapim listat e kandidatëve për deputetët. Kërkohet një shumicë e cilësuar në Kuvend. Formula 1/3 dhe 2/3 është minimumi që garanton kushtetuta. Kemi propozimin maksimal me hapjen e listave 100%, por do shtyjmë sa të mundemi, për hapjen e listave, meqë pala tjetër refuzon për hapje të plotë të listave. Orët në vijim do jenë deçizive. Uroj të kemi një proces transparent për të bërë më të mirën në interes të qytetarëve.



AlbaniaWeb.net