Babai qëlloi me armë djalin që e dhunoi/ Flet për Top Channel xhaxhai: Dëgjuam që po qanin, mund të kenë pasur konflikte, por…
Xhaxhai i 47-vjeçarit, që u plagos nga i ati këtë mbrëmje në Pogradec, flet i tronditur për ngjarjen.
“Gruaja më tha çfarë ndodhi, dëgjoi që qanin aty. Erdhi ambulanca, e mori. Kur vajta unë, aty kishte njerëz. Ne i kemi kushërinj, janë të mirë. Nuk është gjë e mirë kjo që ndodhi, që të arrijë deri aty. Konflikte edhe mund të kenë pasur me njëri-tjetrin por ne nuk e dimë, nuk hymë në shtëpinë e tyre që t’i pyesim si i keni hallet kështu që… Sikurse thonë, djali kishte qenë i pirë dhe e kishte goditur të atin”, tregon ai.
Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri pritet të niset drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:40, kur sipas policisë, 47-vjeçari me iniciale P.Sh., në gjendje të dehur dhunoi babanë e tij 83-vjeçar. Më pas, i moshuari mori armën e gjahut dhe plagosi djalin e tij. I moshuari u shoqërua pas ngjarjes në Polici.
AlbaniaWeb.net