Wed, Nov 27, 2024

Dridhej toka! Koncerti epik i Travis Scott me 80.000 fansa “tundi” Milanon

  • PublishedJuly 25, 2024

Milan u trondit të martën mbrëma. Dhe jo nuk ishte një tërmet! Ishte Travis Scott që me turneun e tij Circus Maximus, e kthehu natën e qetë milaneze në një spektakël elektrizues.

Turma? 80.000 trupa! Të gjithë të mbushur me plot energji për të dëshmuar albumin e fundit të 33-vjeçarit.

Edhe ata që nuk ishin në koncert ndjenë dridhjet, me banorët vendas që shkuan në X (dikur Twitter) për të shprehur “tronditjen” e tokës që dridhej poshtë këmbëve të tyre.

Vetë Travis nuk mundi të përmbajë emocionet e tij, duke ndarë pamjet befasuese në Instagram.

“Mbrëmë ishte një ëndërr!”-shtoi ndër të tjera ai!