Wed, Nov 27, 2024

“Pse s’shkuat në SPAK?” Shehaj përplaset me Meten: Lërini broçkullat! Ministri: Ju doni të bëni retorikë, me qetësi

  • PublishedJuly 25, 2024

Ministri Ervin Mete është përplasur me deputetin Agron Shehaj gjatë interplenacës së kërkuar nga ky i fundit.

Deputeti tha se nga Ministria e Ekonomisë kanë dalë para për koncesione të cilat nuk janë monitoruar.

Nga ana tjetër, ministri Mete tha se opozita gabohet kur mendon se Ministria e Ekonomisë nuk është autoritet kontraktor për të gjitha koncesionet.

Shehaj: Pse s’shkuat në Spak? Do të hapësh llogari tek Spak se aty do të të heqin. 4 koncesione të Shëndetësisë të katërta nën hetim nga Spak. Për të mbajtur pushtetin  ju duhen paratë, lërini broçkullat.

Raporti nuk duhet për çështje burokratike por për të monitoruar pagesat që dalin nga ministria juaj, nuk duhet thjesht për të bërë një detyrë, ne duam të dimë, duam të dimë këto koncesione a janë monitoruar?

Për t’ju monitoruar edhe ju që të mos bëni fatura kot pa TVSH, lëreni këtë jo po fajin e ka ai po ky, e keni ju se para se të lëshoni faturat duhet të monitoroni.

Mete: Ju doni të bëni retorikë dhe të mendoni se Ministria e Financave është autoritet kontraktor për të gjitha koncesionet në republikën e Shqipërisë, ju them që jeni gabuar. Po me qetësi.



AlbaniaWeb.net