Weston McKennie, Juventus pretendon 20 milionë euro, interesohet një skuadër angleze
E ardhmja e Weston McKennie është në dyshim. 25-vjeçari mund të qëndrojë te Juventus, në rast se te “Zonja e Vjetër” nuk mbërrin oferta e duhur.
Propozimi i fundit erdhi nga Everton, por ende nuk ka një ofertë konkrete. Bardhezinjtë pretendojnë 20 milionë euro, shifër kjo e konsideruar e lartë nga anglezët.
Gjithsesi, vera është e nxehtë dhe me kalimin e ditëve, negociatat mund të jenë serioze. Amerikani luajti 34 ndeshje sezonin e kaluar.