Thu, Nov 28, 2024

“Dua ta shikoj përsëri”/ Ky serial ku luan Jake Gyllenhaal po bën “namin”

  • PublishedJuly 25, 2024

Një serial me Jake Gyllenhaal në rolin kryesor ka mbërritur në APPLE TV+ dhe fansat janë të kënaqur me të.

Bëhet fjalë për “Presumed Innocent” i krijuar nga David E. Kelley, bazuar në romanin e vitit 1987 me të njëjtin emër nga Scott Turow.

Seriali është përshtatja e parë televizive e librit, pas adaptimit të filmit të vitit 1990 me aktorë: Harrison Ford dhe Brian Dennehy.

Ky serial sipas përmbledhjes eksploron obsesionin, seksin, politikën, fuqinë dhe kufijtë e dashurisë.

Përveç Gyllenhaal, në role tjera janë: Ruth Negga, Bill Camp, Peter Sarsgaard, OT Fagbenle, Chase Infiniti, Elizabeth Marvel, Nana Mensah dhe Kingston Rumi Southwick.

Seriali u publikua më 12 qershor dhe që atëherë një episod nga gjithsej tetë është shfaqur çdo javë.

Edhe pse shfaqet në Apple TV +, ai mori një rekomandim nga shikuesit në grupin ‘Netflix Bangers’ në Facebook.

“10/10”, “Shkëlqyeshëm. Nuk mjaftojnë seriale si këto”, “Më pëlqen, vetëm për shijen time”, thonë disa komente.

Pasi Apple TV+ publikoi trailer-in, shumë njerëz ndanë entuziasmin e tyre për këtë serial.

Disa prej tyre shprehën kënaqësinë e veçantë për zgjedhjen e aktorit kryesor në serial, për të cilin shkruajnë se e bën gjithmonë një punë të shkëlqyer.