Kaos në prag të nisjes së Lojërave Olimpike në Paris, sabotohen disa linja hekurudhore
Dita e madhe në Paris ka nisur me vonesa dhe kaos në stacionet e trenit pasi një grup i strukturuar ka sabotuar disa prej linjave hekurudhore.
“Kemi të bëjmë me një sulm të një shkalle të gjerë falë të cilit agresorët kanë paralizuar një pjesë të sistemit hekurudhorë”, tha një përfaqësues i kompanisë së linjave për Agence France-Presse (AFP). Sipas tij këto dëme nuk mund të riparohen përpara ditës së hënë dhe e gjithë fundjava do të jetë mjaft e vështirë për ata, të cilët kishin vendosur që të lëviznin në Paris nëpërmjet trenave