Beleri kundërshton dekretimin e datës së zgjedhjeve në Himarë, nis seanca gjyqësore, avokatja: Paditësi cenohet drejtpërdrejt
Avokatja e Belerit mbërrin në Gjykatën e Tiranës, pritet të shqyrtohet kërkesa për sigurim padie
Ka nisur seanca në Gjykatën Administrative për padinë e Dhionisis Belerit dhe të PBDNJ, ku për këtë të fundit është i pranishëm kryetari i saj, Vangjel Dule.
Ndërsa Belerin e përfaqëson avokatja Klodiana Gjyzari, raporton gazetarja Anila Hoxha. Të pranishëm janë gjithashtu edhe juristët e presidencës.
Në seancë pritet të shqyrtohet kërkesa për sigurim padie, mbasi kundërshton dekretimin e datës së zgjedhjeve në 4 gusht.
Avokatja e Belerit: Rezulton se nga ana e Presidentit të Republikës është nxjerrë një dekret për mbajtjen e zgjedhjeve në 4 gusht në Himarë. Kjo gjë kundërshtohet si nga Beleri por edhe nga PBDNJ Belerit ju shpall pavlefshmëri mandati dhe ky vendim nuk është bërë ende i egzistueshëm. Së pari paditësi Beleri cenohet drejtpërdrejt nga ky dekret dhe po ashtu edhe PBDBJ, që e ka mbështetur si kandidat.
AlbaniaWeb.net