Jo vetëm Son, sensacioni i Koresë së Jugut transferohet në Londër
Jo vetëm Son, te Tottenham do të luajë edhe një tjetër korean. Yang Min-hyuk do t’i bashkohet skaudrës londineze, duke filluar nga janari i 2025-ës. Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, ka një marrëveshje verbale mes palëve.
Tashmë është planifikuar pjesa e parë e testeve mjekësore dhe pas përfundimit, të tyre ai do të nënshkruajë kontratë afatgjatë me klubin e Spurs. Për momentin nuk dihet shuma që anglezët do t’i paguajnë Gangëon, klubi korean që zotëron kartonin e tij.
Sulmuesi 18-vjeçar është parë si një sensacion në Korenë e Jugut. Yang Min në 28 ndeshje, ka realizuar 8 gola.
(J.S/)