Thu, Nov 28, 2024

Shqipëria nis Lojërat Olimpike me Manjola Koninin, qitësja shqiptare nuk ia del të kualifikohet

  • PublishedJuly 27, 2024

Shqipëria nisi prezantimin e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024” që në ditën e parë me Manjola Koninin, qitësen shqiptare që mbylli garën e saj të parë në Paris në disiplinën e qitjes me Pistoletë Ajri 10 metra.

Sportistja shqiptare nuk arriti të kualifikohej dhe pati një rezultat jo të kënaqshëm. Qitësja shqiptare u rendit në vendin e 43, e fundit nga të gjithë garuesit, ndonëse Greqia dhe Egjipti renditen pas saj, por sportistja greke nuk e përfundoi garën, ndërsa ajo egjiptiane nuk e nisi fare.

Garën e saj e radhës është në 2 gusht, në disiplinën pistoletë 25 metra.



AlbaniaWeb.net