Ç’i ndodhi? Camilla Cabello shpërthen në lot, shqetëson fansat me videon e fundit
Një postim i bërë nga Camila Cabello në TikTok, të premten më 26 korrik, ngriti shumë pyetje për miliona ndjekësit e saj.
Ylli i popit regjistroi veten duke qarë dhe videon e publikoi në TikTok ndërsa luante këngën e saj “Pretty When I Cry”.
Në të njëjtin publikim, 27-vjeçarja ka theksuar me një mesazh të shkurtër sipër videos: “Më duhej të ndaloja së qari për të parë nëse kënga ishte e vërtetë”.
Që në minutat e para video u mbush me komente nga fansat që e pyesnin se çfarë i ndodhi. “Me kë të debatojmë? Më jep vetëm një emër”, i ka shkruar një fans. “Mos qaj, kush të ka lënduar?” pyet një tjetër. Të tjerë komentuan titullin e këngës se “je e bukur kur qan”.