Kapet duke shitur kokainë, 3 vite burg për 31-vjeçarin shqiptar në Belgjikë: Pas lindjes së vajzës…
Një 32-vjeçar shqiptar është dënuar me 3 vite burg për trafik kokaine në Belgjikë.
Arrestimi i tij është kryer më 22 dhjetor të vitit 2021, ku policia bastisi shtëpinë e shqiptarit me iniciale B.B, ku gjetën 21 pako me kokainë, 5000 mijë euro cash, celularë dhe ora të shtrenjta. Sipas autoriteteve belge, 40-vjeçari u ka shitur kokainë të paktën 19 personave.
“U shita kokainë miqve dhe të njohurve. Pas lindjes së vajzës, pushova së bërë këtë punë dhe nuk kam shitur me drogë”, ka thënë shqiptari në seancën gjyqësore, sipas asaj që shkruajnë mediat e vendase.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–